Komuna e Gjakovës mbanë punëtorinë “Prezantimi i Rezultateve të Gradimit”
GjakovëPostuar: 15:41 / 27.02.2024
Bazuar në raportin e gradimit për vitin që lamë pas, rezulton se Gjakova ka pasur progres mbi 28%.
Lidhur më këtë, Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, tha se kjo performancë është arritur falë projekteve të USAID duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen por, edhe gatishmërinë institucionale për të vazhduar me programe të tilla edhe me tej.
E lumtur më të gjeturat u shpreh edhe Maia Gondolaze – Drejtoreshë e aktivitetit të USAID Integriteti i Komunave të Kosovës, duke shprehur besimin e saj se vitin e ardhshëm, Gjakova do të këtë edhe më shumë progres, në fushën e menaxhimit të financave publike.