Komuna e Gjakovës nikoqire e mbledhjes së radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit
Kryetari Gjini ndër të tjera ka thënë:
“Na bëri bashkë Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, në mbledhjen e radhës të këtij mekanizmi përbashkues.
Në një frymë vëllazërore biseduam për bashkëpunimet mes qyteteve shqiptare me idenë që bashkërisht të jemi më të fortë e shumë më reprezentativ në Evropë e botë.
Duke qenë në trend me zhvillimet globale dhe mundësitë tona ende të pashfrytëzuara u dakorduam që digjitalizimi e turizmi të jenë prioritet e qyteteve shqiptare.
Njëzëri u dakorduam që në takimin e radhës të mirëpresim si anëtarë nderi bashkitë e arbëreshëve të Italisë, për ta zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin tonë.
Gjithashtu, sot pata kënaqësinë që para takimit të të gjithë kryetarëve, të pres në zyrën time, kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe të Unionit të bashkive shqiptare, Erion Veliaj, me të cilin folëm për bashkëpunime konkrete në mes të Gjakovës dhe Tiranës.”