Komuna e Gjakovës synon anëtarësimin e saj në Partneritetin e Qeverisjes së Hapur
GjakovëPostuar: 17:56 / 21.11.2023
Në një punëtori të mbështetur nga NDI/USAID, në koordinim me projektin e USAID për Integritet të Komunave të Kosovës, zyrtarët komunal, përfaqësues të subjekteve politike dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile kanë mësuar më shumë për funksionimin e OGP-së dhe kriteret që duhet të plotësojë komuna e Gjakovës për anëtarësim në këtë organizatë.