Komuna e Gjakovës vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat Pjetërshan, Kusar dhe Dol
GjakovëPostuar: 15:05 / 05.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:
Edhe në fshatrat Pjetërshan, Kusar dhe Dol, do të vazhdojmë me ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve deri në përfundimin e tërësishëm të infrastrukturës rrugore.
Sot, në këto zona, filluam tetë akse rrugore me gjatësi totale 1550 metra, të cilat financohen nga buxheti komunal me vlerë financiare 130 mijë euro.