Komuna e Gjakovës vazhdon rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Demjan

GjakovëPostuar: 12:35 / 06.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:

Demjani është njëri prej fshatrave më të mëdhenj jo vetëm të Gjakovës dhe një fshat në të cilin kemi punuar në vazhdimësi në sigurimin e infrastrukturës rrugore.

Në këtë drejtim jam tejet i lumtur që sot po i vendosim edhe copëzat e fundit të këtij mozaiku të investimeve në këtë fshat.

Janë rreth 3 kilometra rrugë të ndara në 14 llote që nisën sot e do të përfundojnë shumë shpejtë në Demjan, lagjen e Shehut dhe në Pnish.

Këto investime kapin vlerën prej rreth 200 mijë Euro dhe financohen nga buxheti i komunës së Gjakovës.