Kryetari Gjini bëri homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz për nderë të Epopesë së UÇK-së

GjakovëPostuar: 15:26 / 05.03.2024

Lidhur me këtë, kryetari Gjini ka shkruar:

“Sot, bashkë me Kryetarin Haradinaj dhe bashkëpunëtorë, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz, në nderim të luftës dhe sakrificës së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Kjo familje, është shembulli më sublim për liri. Jasharajt, do të jenë përherë të nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin.
Lavdi!”