Kryetari Gjini ka pritur në takim rektorin e sapo zgjedhur të Universitetit "Fehmi Agani", Drilon Bunjaku

GjakovëPostuar: 18:42 / 23.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:

Takova sot rektorin e sapo zgjedhur të Universitetit "Fehmi Agani" Drilon Bunjaku.

Rektorin Bunjaku e urova për detyrën e re, duke theksuar që bashkëpunimi jonë do jetë tejet i rëndësishëm me qëllim që të shtyjmë përpara të gjitha proceset përmes së cilave Universiteti i Gjakovës do të shkojë drejtë fuqizimit të vazhdueshëm.