Kryetari Gjini ka pritur në takim zv.drejtorin e projektit Qeverisja e Pronës në kuadër të USAID, Ramadan Klisurica
GjakovëPostuar: 17:01 / 12.03.2024
Kryetari Gjini, lidhur me këtë takim ka shkruar:
“Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzimi i Planit për përmirësimin e shërbimeve në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, si dhe Udhëzuesin për përmirësimin e procesit të inspektimit të ndërtesave.
Këto dy dokumente të vlefshme për Gjakovën, do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të komunës.
U jam mirënjohës USAID-it, aktivitetit Qeverisja e Pronës si dhe bashkëpunëtorëve të mi për angazhimin dhe punën e mirë.”