Kryetari Gjini nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi me shoqëri civile
Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:
Bashkëpunimi i komunës së Gjakovës me shoqërinë civile mbetet njëri prej prioriteteve kryesore si dëshmi e përkushtimit për më shumë demokraci, transparencë e llogaridhënie.
Në këtë frymë kryetari i komunës Ardian Gjini ka nënshkruar sot dy memorandume bashkëpunimi përmes së cilave do të shtohet aktiviteti i përbashkët.
Memorandumi i parë është nënshkruar me bashkësinë hebreje, Bet Israel Kosova. Falë këtij memorandumi komuna e Gjakovës dhe bashkësia hebreje janë zotuar për angazhim të përbashkët në organizimin dhe mbajtjen e shumë aktiviteteve.
Memorandumi i dytë është nënshkruar me përfaqësuesen e rrjetit të grave "Qeliza". Edhe me këtë memorandum palët janë zotuar për organizimin e përbashkët të disa aktiviteteve me qëllim të fuqizimit të grave dhe të rinjve në Gjakovë.