Kryetari Gjini nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me kryeshefin ekzekutiv të KRU “Gjakova, Hasan Krasniqi
GjakovëPostuar: 18:48 / 04.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:
Sot, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi, nënshkruam memorandum bashkëpunimi për vendosjen e gypit të ri të ujësjellësit përgjatë rrugës së re që po ndërtohet në daljen për Pejë.
Një investim si ky është i rëndësishëm për qytetin, për sistemin e furnizimit me ujë në Gjakovë.
Komuna e Gjakovës do të financojë 49 përqind të këtij projekti dhe i njëjti do të jetë aset i KRU “Gjakova”.