Kryetari Gjini pjesë e punëtorisë “Plani i veprimit për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale”
GjakovëPostuar: 17:49 / 05.02.2024
Në punëtori, pjesëmarrëse ishte edhe drejtoresha e aktivitetit “Qeverisja e Pronës” nga USAID, Jennifer Ober dhe Bashkim Shaqiri, udhëheqës i sektorit për hulumtim dhe harmonizimin të legjislacionit, në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Kryetari Gjini, gjatë fjalës së tij falënderoj USAID duke i vlerësuar këto programe si ndihmesë e madhe për administratën efekti i të cilave po ndikon edhe në rritje të performancës.
Gjatë punëtorisë u dhanë vlerësime lidhur me proceset dhe procedurat aktuale të ofrimit të shërbimeve kadastrale në Komunën e Gjakovës. Si dhe u dhanë rekomandime për përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit në ofrimin e shërbimeve të Zyrës Kadastrale.