Kryetari Gjini priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz
GjakovëPostuar: 13:57 / 04.12.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:
Sot, pata nderin të pres në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Gjatë bisedës tejet miqësore me ambasadorin Dietz, folëm për rolin e shtetit të Luksemburgut në Kosovë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha të ndryshme, e me theks të veçantë në sferën e ekonomisë, konkretisht në sektorin e bizneseve, si dhe për ndonjë investim të mundshëm në Gjakovë.
Me nderoi fakti që ambasadori Dietz e vlerësoi progresin e Gjakovës në të gjitha fushat.