Kryetari Gjini priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili
GjakovëPostuar: 16:48 / 19.01.2024
Lidhur me këtë takim, kryetari Gjini ka shkruar:
“Sot, prita në takim miqësor ambasadorin e Turqisë në Kosovë Sabri Tunç Angili.
Gjatë takimit biseduam për situatën aktuale në Kosovë, si dhe për zhvillimet në Gjakovë.
E falënderova ambasadorin Angili për miqësinë dhe mbështetjen që Turqia e ka ofruar në vazhdimësi për Kosovën, në të gjitha rrafshet.”