Kryetari Gjini priti në takim drejtorin e projektit të USAID-it për Integritetin e Komunave të Kosovës, Stephen Carpenter

GjakovëPostuar: 12:46 / 11.09.2023

Në këtë takim u konfirmua se USAID është njëri ndër partnerët kryesor të komunës së Gjakovës, në ofrimin e përkrahjes për një komunë sa më transparente dhe llogaridhënëse, ndërsa pos tjerash u tha se komuna e Gjakovës ka arritur të jetë komunë shembull në këtë drejtim.

Në këtë takim i diskutua edhe për mundësinë e anëtarësimit të komunës së Gjakovës në “Partneritetin e Qeverisë së Hapur Lokale - Open Government Partnership Local (OGP Local)”, duke u bërë kështu komuna e parë në Kosovë që synon anëtarësimin në këtë organizatë prestigjioze botërore në fushën e transparencës dhe llogaridhënies.