Kryetari Gjini priti në takim drejtorin e YMCA në Ontarion Lindore në Kanadë, Rob Adams

GjakovëPostuar: 12:22 / 05.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:

YMCA, është organizata më e vjetër rinore në botë dhe ndër më të suksesshmet padyshim!

Jam i lumtur që edhe të rinjtë e Kosovës dhe Gjakovës në veçanti, janë bërë pjesë e rrjetit të saj.

Sot, i prita në takim drejtorin e YMCA në Ontarion Lindore në Kanadë Rob Adams, asistenten ekzekutive të kësaj organizate në Kanadë Jessica Nkongolo dhe drejtoreshën e YMCA në Kosovë Dorina Lluka Davies. Bashkë diskutuam për aktivitetet tona të përbashkëta dhe projektet që na presin në të ardhmen, në veçanti për Kampin në Pjetërshan i cili është në fazën finale të realizimit e i cili do të jetë një vend rekreativ dhe edukativ për të rinjtë tanë dhe ata nga vende të ndryshme të botës.