Kryetari Gjini priti në takim Komandantin e Regjimentit Carabinieri MSU, Gjeneralin Ruggiero Capodievento

GjakovëPostuar: 14:27 / 21.09.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:

Sot, e prita në takim Gjeneralin Ruggiero Capodievento Komandant i Regjimentit Carabinieri MSU në Kosovë

Bashkë, biseduam për situatën aktuale në Kosovë por edhe për projektet që po zhvillohen në komunën e Gjakovës.

Shteti jonë, gëzon mbështetje nga Italia, KFOR-i dhe Carabinieri MSU që 24 vite dhe ne jemi mirënjohës gjithmonë. Patjetër që miqësia dhe bashkëpunimi jonë do të vazhdojnë edhe më tutje.