Kryetari Gjini priti në takim kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja

GjakovëPostuar: 15:38 / 09.10.2023

Në një takim të ngrohtë dhe shumë miqësor, dy kryetarët kanë diskutuar për zhvillimet në dy qytetet respektive si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Gjakova dhe Elbasani janë dy qytete me shumë karakteristika të ngjashme, sidomos në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës e trashëgimisë dhe me shumë mundësi të mëdha të bashkëpunimit.