Kryetari Gjini priti në takim përshëndetës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

GjakovëPostuar: 18:31 / 03.10.2023

Postimi i plotë i kryetarit Gjini:

Sot, prita në takim përshëndetës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë bashkëbisedimit, e falënderova për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer profesional dhe miqësor gjatë këtyre viteve.

Minxhozi ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, në zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve tona të përbashkëta, në sektorin e ekonomisë, kulturës, artit etj.

Padyshim, miqësia dhe bashkëpunimi jonë nuk ndalet këtu!