Kryetari Gjini vizitoi sot Bashkinë e Tropojës
Lidhur me këtë vizitë, ndër të tjera kryetari Gjini ka shkruar:
“Përpos lidhjeve të përhershme shpirtërore, historike e gjeografike, me Malësinë e Gjakovës na lidhë edhe shumëçka tjetër, por fokusi i përbashkët i së ardhmes padyshim që duhet dhe do të jetë bashkëpunimi dukshëm më i avancuar në ekonomi e tregti, turizëm e arsim, kulturë e sport me të vetmin qëllimin, të zhvillimit më të madh të rajoneve tona e mbi të gjitha krijimit të afërsisë edhe më të madhe të qytetarëve të të dyja zonave.
Me udhëheqësit lokal të Tropojës biseduam për shumë projekte konkrete të përbashkëta, të cilat do ta forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin tonë.
Po ndjehem tejet i lumtur, që Gjakova e cila me shekuj ka qenë qendër e gravitimi për Malësinë e saj, po kthehet përsëri si e tillë dhe sot askush nuk mund ta ndalë bashkëpunimin vëllazëror dhe zhvillimin e bashkërenduar.”