Kryetari Gjini zhvilloi takim me të rinjtë e komunës së Gjakovës

GjakovëPostuar: 18:53 / 08.11.2023

Postimi i plotë i kryetarit Gjini:

Gjithmonë ndihem mirë kur takohem me të rinjtë e komunës sonë!

E shijova shumë bisedën miqësore me ta, ku përmes pyetjeve që mu bënë, pata mundësinë të tregoj më shumë për jetën time personale, posaqërisht periudhën e studimeve. Patjetër, biseduam për obligimet e mia si kryetar komune, veçanërisht për çështjet që lidhen me ta.

E falënderoj Organizatën “Tech for Kosova” për organizimin e këtij takimi të frytshëm, i cili u realizua në kuadër të projektit “‘’Promovimi i Mendimit Kritik dhe Kohezionit Multietnik tek të rinjtë’’ që zhvillohet edhe në dy shkolla të komunës sonë “Nexhmedin Nixha” dhe “Kadri Kusari”.