Kryetari Gjini zhvilloi takim me zyrtarë për të drejtat e njeriut
GjakovëPostuar: 16:09 / 24.10.2023
Kryetari Gjini, u shpreh i lumtur për faktin që dje në Gjakovë u lansua Programi për të Drejtat e Fëmijës. Ai tha se është mirënjohës ndaj MAPL-së dhe ekipit që po merret me këtë projekt dhe se ai do të jetë pranë tyre për t’iu ndihmuar si kryetar komune.
Ndërkaq, zyrtarët e Ministrisë, u shprehën falënderues ndaj Kryetarit Gjini për gatishmërinë e tij të plotë për këtë projekt.