Kusari-Lila: Vulën e lirisë e mbanë populli dhe jo partitë politike

GjakovëPostuar: 13:34 / 14.11.2017

Ajo është pritur nga banorët e lagjes “Mulla Jusuf”, para të cilëve edhe ka shpalosur objektivat qeverisëse për mandatin e dytë.

“Ata që po pretendojnë të rikthehen në pushtetin lokal në Komunën e Gjakovës, këtë lagje në qeverisjen e tyre e kanë nda e përça, pa i kursyer edhe vlerat e luftës të cilat i kanë nda me parti. Vulën e lirisë e mbanë populli dhe jo partitë politike, andaj edhe në katër vitet të mandatit të parë kemi treguar se me punë dhe angazhim nderohet dhe lartësohet kontributi i gjithsecilit banorë të Komunës së Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo është zotuar se gjatë qeverisjes së ardhshme katërvjeçare do të zhvillojnë projekte të reja zhvillimore, transmeton Klan Kosova.