Mbahen ligjërata në shkolla për sigurinë e nxënësve në rrugë
GjakovëPostuar: 13:51 / 25.10.2023
Një ligjëratë e tillë me datën 24.10.2023 është realizuar në shkollën e mesme të ulët “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë, ku pjesëmarrës ishin rreth 110 nxënës. Përveç realizimit të ligjëratave, po ashtu për nxënësit janë shpërndarë broshura me porosi për sigurinë rrugore, varëse reflektuese dhe vizore.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdoj me aktivitete vetëdijesuese dhe preventive me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe ngritjes së vetëdijes qytetare për respektimin e rregullave në trafikun rrugor.