Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Gjakovës
GjakovëPostuar: 15:25 / 12.10.2023
Fillimisht, është shqyrtuar procesverbali i mbledhjes së kaluar të mbajtur më 15.09.2023.
Më pas, drejtori për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, ka prezantuar informatën e tretë financiare të Komunës së Gjakovës, për periudhën janar-shtator 2023. Për të njëjtën pikë të rendit të ditës, anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje, për të cilat sqarimet i morën nga drejtori Halilaj.
Kjo pikë është votuar në mënyrë unanime për diskutim në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Komunale.