Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Gjakovës
GjakovëPostuar: 15:15 / 09.11.2023
Fillimisht, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arbënesha Kuqi, ka prezentuar shqyrtimin e procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 12.10.2023.
Më pas u prezentuan pikat e tjera të rendit të ditës si më poshtë:
1.Plani i punës i ekipit për të drejtat e fëmijës 2024-2026
2.Plani komunal i veprimit për energjinë dhe klimën;
3.Kërkesa për rritjen e tarifës së grumbulllimit të mbeturinave për amvisëri dhe
4.Propozimi për caktimin e normës tatimore
Pas diskutimeve, të gjitha këto pika u votuan për shqyrtim në mbledhjen e Asamblesë Komunale.