Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Gjakovës
GjakovëPostuar: 14:28 / 12.02.2024
Si zakonisht, në nisje të takimit, u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së fundit.
Më pas, Udhëheqësi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm Arbër Gola, prezantoi planin e punës së kësaj zyre për vitin 2024. Ndër të tjera, ai tha se ky plan obligativ është përpiluar nga njësia që ai përfaqëson, në bashkëpunim me USAID-in dhe se për këtë periudhë kohore fokusi i tyre do të jenë pesë drejtori. Po ashtu, ai u shpreh se si sot, ashtu edhe në fund të vitit do të raportojnë në KPF për rezultatet e këtij plani.
Në të ndryshme, Kryesuesja Kuqi dhe anëtarët e KPF-së, folën rreth përgatitjeve dhe ecurisë që do ta ketë mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës që do të mbahet për nder të Festës së Pavarësisë.