Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Gjakovës
GjakovëPostuar: 14:05 / 18.04.2024
Fillimisht, u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së kaluar të mbajtur më datë 14.03.2024.
Më pas, u prezentuan dhe u votuan për diskutim të mëtejshëm në mbledhjen e Asamblesë Komunale, pikat si më poshtë:
-Informata financiare e Komunës së Gjakovës për periudhën Janar-Mars 2024;
-Informata lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve në sezonin dimëror dhe
-Informata për ndriçimin publik në komunën e Gjakovës.
Për të gjitha këto pika, pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë, i’u përgjigjen Drejtori për Infrastrukturë Shkumbin Kastrati, Drejtori për Shërbime Publike Nikollë Lleshi dhe Zyrtari i Lartë i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Gani Rama.