Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Gjakovës
GjakovëPostuar: 14:11 / 13.12.2023
Ne fillim te mbledhjes u shqyrtua Plani i Punës së Kuvendit për vitin 2024.
Më pas u vazhdua me Raportin e Granteve për Biznese per vitin 2023, i cili u elaborua nga Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj.
Me kërkesë të anëtarëve të KPF-së në rend të ditës u përfshinë edhe dy pika të tjera:
•Raporti i punës së Ekzekutivit për vitin 2023, i cili u prenzentua para të pranishmeve nga Dejtori i Financave, Durim Halilaj.
Ndërkaq mbledhja u mbyll me raportin e dhënë nga Udhëheqësja e Sektorit për Barazi Gjinore, Lumnije Shllaku, për planin lokal të veprimit për barazi gjinore 2024- 2026.
Të gjitha pikat u miratuan për diskutim në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Komunale.