Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës
Fillimisht, u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së kaluar, të mbajtur më datë 26 Tetor 2023.
Më pas, pati pyetje për ekzekutivin nga ana e asambleistëve, përgjigjet e të cilave ata i morrën nga Nënkryetari i Komunës Flamur Fetahaj si dhe drejtorët komunalë.
Pikat e rendit të ditës të cilat u miratuan gjatë kësaj mbledhjeje janë:
1.Shqyrtimi i normës tatimore për pronat e paluajtshme në Komunën e Gjakovës për vitin 2024;
2.Shqyrtimi i Planit të Punës së Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve 2024-2026;
3.Plani Komunal i Veprimit për Energjinë dhe Klimën;
4.Kërkesa për rritjen e tarifës së grumbullimit të mbeturinave për amvisëri;
5.Raporti vjetor i N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A Gjakovë për vitin 2023 dhe
6.Raporti i Punës së Komitetit për Komunitete
Shumica e asambleistëve votuan pro shtyrjes për shqyrtim për mbledhjen tjetër të Raportit Vjetor të N.P.L “Ngrohtorja e Qytetit” për vitin 2023.