Mbahet takim me temë “Orientimi i të rinjve në karrierë në Komunën e Gjakovës”
GjakovëPostuar: 13:49 / 20.12.2023
Ky takim kishte për qëllim të identifikoj çështjet e punësimit në nivel lokal dhe të zhvilloj masa aktive të tregut të punës, për të adresuar çështjet e përgatitjes së fuqisë punëtore.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Zyrës së punësimit në Gjakovë, Qendrës për Aftësim Profesional, Rinisë Aktive të Gjakovës, Drejtorisë së Arsimit dhe të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Gjakovë, ndërmarrës biznesesh etj.
Këta akterë lokal patën rastin të shpalosin aktivitetet e tyre për promovim të punësimit, po ashtu të identifikohen nevojat dhe kërkesat specifike të të rinjve të Gjakovës.