Në Gjakovë mbahet punëtoria "Property4Empowerment: Qasja në Financa dhe Aplikimi për Kredi"
GjakovëPostuar: 14:49 / 07.02.2024
Në këtë aktivitet të organizuar nga USAID dhe Komuna e Gjakovës, të ftuara ishin gra të cilat udhëheqin biznese në këtë komunë.
Gjatë fjalës së tij në hapje të kësaj punëtorie, Kryetari i Komunës Ardian Gjini, tha që “Komuna jonë kryeson me numër të bizneseve të suksesshme në Kosovë, dhe në këtë rast edhe të kompanive që udhëhiqen nga gratë. Ndërkohë, ai u shpreh mirënjohës ndaj USAID-it për mbështetjen e kësaj punëtorie e cila do të avancojë tutje gratë sipërmarrëse të komunës sonë. "Me USAID-in kemi realizuar projekte të shumta në Gjakovë dhe unë jam i bindur që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen" deklaroi ndër të tjera ai.”