Në Gjakovë mbahet tryezë me temën “Trafikimi me qenie njerëzore”

GjakovëPostuar: 19:24 / 06.11.2023

Ky aktivitet i mbajtur në Gjakovë, është në kuadër të Fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, e cila do të zgjasë një muaj me aktivitete te ndryshme, me synim të ngritjes së vetëdijes së popullatës së gjerë lidhur me këtë fenomen.

Gjatë fjalës së tyre, Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Zëvendës Ministri i MPB-së Blerim Gashani, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve relevante dhe qytetarët, për luftimin e kësaj dukurie negative.

Po ashtu, u vlerësua lartë roli i Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi nëpër komuna për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.