Në Gjakovë vendoset gurthemeli i shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

GjakovëPostuar: 19:06 / 28.11.2023

“Sot bashkë edhe me kryetarin Ramush Haradinaj vendosem gurthemelin për ngritjen e kësaj shtatoreje, e cila veç se do t'ia shtojë vlerën Gjakovës.
Vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit është inicuar dhe financuar nga bashkëatdhetari ynë Gjergj Prenkocaj, të cilin e falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve të komunës së Gjakovës. Ndërmarrje të tilla më bëjnë jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar.” – ka shkruar kryetari Gjini.