Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në Rogovë
GjakovëPostuar: 17:36 / 14.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:
Sot bashkë me Zv. Ministrin Durmishi e nënshkrova memorandumin për ndërtimin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në Rogovë.
Ndërtimi i urës do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës ndërsa shpenzimet e shpronësimit do të mbulohen nga Komuna e Gjakovës.
Një projekt tejet i rëndësishëm dhe i shumëpritur po realizohet.