Nisin dy projekte të rëndësishme infrastrukturore në komunën e Gjakovës
GjakovëPostuar: 18:52 / 20.11.2023
“Bëhet fjalë për ndërtimin-asfaltimin e pesë akseve rrugore me gjatësi 1650 metra në fshatin Doblibarë, investim ky në vlerë prej 156 mijë euro. Gjithashtu, filluam punimet për ndërtimin e tetë akseve rrugore me gjatësi 2150 metra në Babaj Bokës, në vlerë prej 166 mijë euro.
Si qeverisje komunale, nuk do të ndalemi së punuari deri në finalizimin e tërësishëm të infrastrukturës bazike, për të vazhduar tutje me projekte të tjera të rëndësishme për qytetarët tanë.” – ka shkruar kryetari Gjini.