Përfundon asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Bec, Zhdrellë dhe Cërmjan të Komunës së Gjakovës

GjakovëPostuar: 22:20 / 07.11.2023

Në fshatrat Bec dhe Zhdrellë kanë përfunduar punimet për asfaltimin e 3 akseve rrugore në fshatrat në gjatësi totale prej 500 metrash.
Këto investime në vlerë prej rreth 50 mijë Euro janë investime nga buxheti komunal.

Kurse, në fshatin Cërmjan kanë përfunduar punimet për asfaltimin e rrugëve në gjatësi totale prej rreth 1000 metrash.
Këto investime në vlerë prej rreth 80 mijë Euro janë investime nga buxheti komunal.