Përmbyllen sesionet informuese “Mbrojtja e Mjedisit përmes riciklimit” në kuadër të EcoGjakova

GjakovëPostuar: 10:52 / 16.10.2023

Sesionet e fundit u zhvilluan në shkollat e mesme të larta: “Hysni Zajmi”, “Kadri Kusari”, “Nexhmedin Nixha” dhe “Gjon Nikollë Kazazi”.

Nga Komuna e Gjakovës falënderojnë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe menaxhmentin e institucioneve arsimore që përgjatë gjithë kësaj periudhe kanë treguar interesim të jashtëzakonshëm që të gjitha informatat nga sesionet ti kthejnë në punime kreative nga materialet e riciklueshme.