Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë në SHFMU “Fehmi Agani” në Gjakovë

GjakovëPostuar: 19:26 / 18.12.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Gjini:

Çdo investim e ka vlerën e vet, por investimi në shkolla është jetik dhe i domosdoshëm!

Andaj,  sot jam tejet i lumtur që përuruam investimet në masat e efiçiencës së energjisë në SHFMU “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Ky projekt është realizuar  nga Komuna e Gjakovës dhe kap shifrën prej mbi 472 mijë eurosh.

U jam falënderues Ministrisë së Ekonomisë, Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian për ofrimin e mundësive që ta realizojmë këtë projekt.