Përurohet aneksi i ri në shkollën “Ahmet Rrustemi” në fshatin Bec

GjakovëPostuar: 14:49 / 19.12.2023

Ndër të tjera, kryetari Gjini ka njoftuar se sot përuruan ndërtimin e aneksit të ri në shkollën “Ahmet Rrustemi” në fshatin Bec.

“Investimi në këtë shkollë buxhetit komunal i ka kushtuar 30 mijë euro, ku përfshihen: ndërtimi i hyrjes, tualeteve dhe parkingut, si dhe renovimi i ngrohjes qendrore.
Ta gëzojnë nxënësit dhe kolektivi shkollës! Ndërsa ne do të vazhdojmë të investojmë me gjithë potencialin tonë, në përmirësimin e mirëqenies në institucionet tona arsimore dhe më gjerë!” – ka shkruar kryetari Gjini.