Prezantohet Plani i Punës për të Drejtat e Fëmijës në Komunën e Gjakovës
I pranishëm në këtë aktivitet, ishte edhe Kryetari i Komunës Ardian Gjini i cili u shpreh mirënjohës ndaj ekipit që është marrë me hartimin e këtij plani. “Ky është një projekt afatgjatë, efektet e të cilit do t’i shohim në vazhdimësi dhe hap pas hapi. Një plan si ky, duhet të përvetësohet fillimisht nga Drejtoria e Arsimit, institucionet arsimore dhe nga secili qytetar i komunës sonë” tha ndër të tjera ai.
Drejtoresha e Arsimit Eranda Kumnova Baçi, Udhëheqësja e Sektorit për Shëndetësi Dafina Kazazi-Olloni dhe përfaqësuesja e UNICEF-it prezentuan para të pranishmëve, planin e punës për të drejtat e fëmijëve. Në mes tjerash, u përmendën avancimi i bashkëpunimit në trekëndëshin prind, mësimdhënës dhe nxënës, edukimi i hershëm, digjitalizimi i shkollave, programi i zhvillimit në karrierë, këndi i leximit në shkolla, rritja e sigurisë në shkolla, avancimi i shërbimit të vizitave në shtëpi, imunizimi i fëmijëve, përkrahja e familjeve strehuese etj.