Projekti i SHME “Kadri Kusari” në Gjakovë, fitues i grantit në vlerë rreth gjysmë milioni euro
GjakovëPostuar: 09:00 / 04.10.2023
Kjo shumë do të përdoret për investim në përmirësimin e infrastrukturës së shkollës, pajisje, trajnime etj. që do të shërbejnë për ngritjen e cilësisë së mësimit dhe shkathtësive në praktikën profesionale të nxënësve.
Ekipi fitues ishin kryetari i KDSH-së Bekim Ermeni, mësimdhënësi Jeton Deda, psikologe Rina Shehu Bokshi dhe bashkëpunëtorja Kaltrina Kusari.
Po ashtu bizneset "Golaj", "Geli SHPK" dhe “Freskia” të cilat ishin partnere në formimin e konzorciumit me shkollën.
Ky projekt do të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme, që nxënësit të përgatiten sa më mirë për tregun e punës dhe studime akademike.- theksojnë nga Komuna e Deçanit.