Urimi i kryetarit Gjini me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

GjakovëPostuar: 13:46 / 17.02.2024

Postimi i plotë i kryetarit Gjini:

“Sot, festojmë 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një datë kjo ndër më të rëndësishmet për kombin tonë!
Asnjëherë nuk do të harrojmë mundin dhe sakrificën e atyre që ranë heroikisht për lirinë që gëzojmë sot me familjet, shoqërinë, kombin dhe të gjitha kombet tjera që jetojnë në Kosovë.
Gëzuar Dita e Pavarësisë!”