Autostrada Gjilan - Prishtinë po hapet këtë vit
Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:
Autostrada Gjilan—Prishtinë po hapet këtë vit. 70% e punimeve kanë përfunduar!
I shoqëruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, vizituam punimet të cilat po realizohen në tre llotet e autostradës Gjilan—Prishtinë.
Gjatë vizitës në llotin e parë me gjatësi mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, pamë nga afër punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave Smallushë dhe Sllovi që gjithashtu të kenë qasje.
Krahas dinamikës së projektit, së bashku me nivelin qendror po i kushtojmë rëndësi të veçantë cilësisë së punimeve infrastrukturore, ashtu si ndriçimit dhe sinjalistikës.
Me intensitetin e lartë që punimet po zhvillohen aktualisht, autostrada këtë vit do të jetë e finalizuar deri në fshatin Bresalc, për të vazhduar vitin e ardhshëm nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë, duke u afruar kështu me Korridorin 10 në një distancë prej vetëm 10 kilometra.