Dëmtohet parku i përuruar para disa dite tek salla e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan

GjilanPostuar: 20:45 / 30.06.2023

Reagimi nga Komuna e Gjilanit:

Shqetësues fakti se është dëmtuar parku i përuruar vetëm 3 ditë më parë.

Përpos hedhjes së mbeturinave, në parkun tek salla e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, menjëherë pas inaugurimit të tij janë dëmtuar investimet në këndin e lojërave për fëmijë dhe fëmijë me aftësi të kufizuara dhe shtigjet e ecjes.

Kjo nuk është hera e parë që ne hasim në ngjarje të tilla. Prandaj, apelojmë tek të gjithë vizitorët që të ndërpritet shkatërrimi i pamëshirshëm i të mirave publike në sipërfaqet e gjelbra të qytetit.

Në ndërkohë ne do të kujdesemi që ky park të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastër për qytetarët tanë.