Dhurohen çelësat e shtëpive të reja për 8 familje në nevojë në Komunën e Gjilanit

GjilanPostuar: 00:50 / 24.06.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:

Dhurimi i çelësave të shtëpive të reja për 8 familje në nevojë

Sot, një shpresë e re lindi për 8 familje të komunës së Gjilanit! Jam më se i lumtur të ndaj me ju lajmin se nga sot e tutje 8 familje me kushte të rënda ekonomike do të jetojnë në shtëpitë e tyre të reja.

Bashkë me drejtorin e Qatar Charity, Esam Dabab, sot bëmë dorëzimin e çelësave për familjet përfituese. Jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj Qatar Charity për bashkëfinancimin e këtij projekti jetik.

Ne do të vazhdojmë me projekte të tilla edhe në të ardhmen, ashtu që pak nga pak të ndihmojmë familjet të cilat vërtetë kanë nevojë.