Fillojnë punimet në rregullimin e trotuareve dhe 70 shtyllave ndriçuese në fshatrat Demiraj-Haxhaj

GjilanPostuar: 00:11 / 30.06.2023

Postimi i plotë i kryetarit Hyseni:

Sapo kanë filluar punimet në rregullimin e trotuareve dhe 70 shtyllave ndriçuese në fshatrat Demiraj-Haxhaj.

Kërkesa prej gati 2 dekadash nga banorët e këtyre lokaliteteve, tani ka gjetur vëmendjen e merituar.

Me trotuaret me gjatësi rreth 2km dhe gjerësi 1.5m si dhe 240 drunjë dekorativë, do t'i dhurojmë këmbësorëve hapësirë të mjaftueshme për ecje në një ambient të gjelbër, e veçanërisht do të krijojmë siguri për nxënësit të cilët kalojnë çdo ditë këto rrugë për të shkuar në shkollë.

Vijon puna për investimin në të gjitha fshatrat.