Fillon inspektimi i ndërtesave me ashensorë në Komunën e Gjilanit
Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:
Komuna e Gjilanit, e para në nivel të Kosovës fillon inspektimin e ndërtesave me ashensorë për gjendjen jo të mirë në aspektin e sigurisë dhe funksionalitetit.
Pas pranimit të ankesave nga banorët e ndërtesave të cilët janë përdorues të ashensorit, Drejtoria e Inspekcionit ka filluar inspektimin e ashensorëve në mënyrë periodike, duke përfshirë çdo problem potencial teknik, sigurie ose funksionaliteti.
Pas përfundimit të inspektimeve të nevojshme, përfunduam se shumica e ashensorëve janë jo të sigurte dhe jo funksionalë, si dhe nuk janë të pajisur me certifikatë konformiteti. Inspektorët e ndërtimit do të vazhdojnë me inspektime të vazhdueshme deri në zbatimin e rekomandimeve tona.
Siguria e qytetarëve, prioritet i qeverisjes sonë.