Fshati Bilinicë në Gjilan po bëhet me rrugë të reja në një gjatësi prej 2 mijë e 314 metra
GjilanPostuar: 10:43 / 04.04.2024
Totali i dhjetë rrugëve që janë duke u asfaltuar në këtë fshat është 2 mijë e 314 metra.
Kostoja e këtij projekti kapë shumën prej 64 mijë e 678.92 euro.
Kryetari i Komunës Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Mentor Mihovcin, kanë parë nga afër punimet e asfaltimit të rrugëve të këtij lokaliteti.
"Po vazhdojmë investimet në infrastrukturën e fshatrave të harruara nga e kaluara" , tha i pari i Gjilanit.
Sipas tij investime jo të pakta po bëhen nga fshatrat drejt qytetit, me qëllim të ngritjes së perspektivës edhe në fshatra.