Ftesë për gratë e Gjilanit për votim të projekteve të propozuara

GjilanPostuar: 14:59 / 16.06.2023

Njoftimi i plotë nga komuna e Gjilanit:

Të nderuara zonja të qytetit të Gjilanit,        
                               
Komuna e Gjilanit ka nisur projektin për të bërë buxhetimin me pjesëmarrje i cili ju inkurajon që të luani rol të rëndësishëm dhe të vendosni se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime.

Është mundësia e juaj të votoni për financim të projekteve të cilat janë propozuar nga ju e që janë në interes të përgjithshëm për ju!

Ju ftojmë të merrni pjesë në votim i cili do të mbahet me datë 17 Qershor, 2023 nga ora 12:00 në Shtëpinë e rinisë, qofshit ju nëna, studente, pronare biznesi ose pensioniste, ne e vlerësojmë pjesëmarrjen tuaj dhe ju inkurajojmë të përfshiheni!

Propozimet në votim janë këto:

1.Subvencionim për krijimin e hapësirës për zhvillimin e aktiviteteve për gratë pensioniste
2.Rregullimi i hapësirës së jashtme te objekti i shoqatës për gratë pensioniste
3.Subvencionim për rehabilitimin grave në karrocë dhe me mjete ndihmëse
4.Qëndrim ditor për fëmijët me nevoja të veçanta
5.Subvencionim për gratë e komunitetit romë përmes zhvillimit dhe aftësimit profesional

Faleminderit për interesimin tuaj për të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm ju!

Shpresojmë t'ju shohim në votim!
Sinqerisht,
Komuna e Gjilanit