Ftesë për rininë e Gjilanit për votim të projekteve të propozuara

GjilanPostuar: 14:54 / 16.06.2023

Njoftimi i plotë nga komuna e Gjilanit:

Të dashur të rinj e të reja të Gjilanit,     

Komuna e Gjilanit ka nisur projektin për të bërë buxhetimin me pjesëmarrje i cili ju inkurajon që të luani rol të rëndësishëm dhe të vendosni se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime.

Është mundësia e juaj të votoni për financim të projekteve të cilat janë propozuar nga ju e që janë në interes të përgjithshëm për ju si rini e qytetit!

Ju ftojmë të merrni pjesë në votim i cili do të mbahet me datë 17 Qershor, 2023 nga ora 15:00 në Shtëpinë e Rinisë ngase ne e vlerësojmë pjesëmarrjen tuaj dhe ju inkurajojmë të përfshiheni!

Këto janë propozimet në votim:

1.Kënde të veçanta për lojëra për fëmijë me aftësi të kufizuara;
2.Mbulimi i pagesës së uniformës shkollore për klasat e 10-ta;
3.Kinema e hapur tek oborri i bibliotekës "Fan Noli";
4.Streetball me qëllim të socializimit të të rinjëve;
5.Sesione informuese mbi rëndësinë e arsimit të lartë me fokus tek universitetet publike.

Faleminderit për interesimin tuaj për të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm për ju!
Shpresojmë t'ju shohim në votim!
Sinqerisht,
Komuna e Gjilanit